8:00 - 17:00

(+355)692607901

Facebook

Linkedin

Search
 

Vend vakant ne BENDO, & Partners

ROKAJ > Rokaj & Partners News  > Vend vakant ne BENDO, & Partners

Vend vakant ne BENDO, & Partners

Zyra e avokatisë “BENDO, Legal & Financial” është një zyrë e cila ofron konsulencë ligjore dhe financiare dhe përfaqësim gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Klientët e zyrës janë shoqëri të mesme dhe shoqëri të mëdha, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe jashtë saj. Në përmbushje të kërkesave të vazhdueshme të klientëve, zyra jonë kërkon të punësojë një avokat i cili është bashkëpunues, i kujdesshëm në detaje dhe që në mënyrë të vazhdueshme kërkon të japë një impakt pozitiv në jetën e tij profesionale.

“Avokati” pranë zyrës sonë është një pozicion i cili ofron shërbime konsulence dhe përfaqësim gjyqësor pranë Gjykatave Civile dhe Administrative në Tiranë dhe në rrethe. Përgatitja e dosjes gjyqësore, menaxhimi i afateve ligjore dhe cilësia e produktit final duhet të karakterizojë aplikuesin e këtij vendi vakand.

Aplikuesit për vendin vakand duhet të plotësojnë kriteret si në vijim:

– Të ketë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor dhe Master me rezultate të larta; (përfundimi i studimeve jashtë përbën përparësi);

– Të ketë specializime të ndryshme në fushën e drejtësisë (kanë përparësi aplikantët që kanë kryer specializime jashtë Shqipërisë)

– Të ketë licensën e avokatit;

– Të ketë minimalisht një eksperiencë pune 3 vjecare në fushat e të drejtës civile, tregtare, administrative, dhe/ose në sektorët strategjikë të Shqipërisë etj.;

– Të zotërojë gjuhën ligjore angleze dhe një gjuhë të dytë të BE (gjuha italiane përbën avantazh);

– Të jetë bashkëpunues dhe të jetë i aftë të punojë në grup sipas afateve të përcaktuara bashkërisht;

– Të jetë i aftë të menaxhojë fluksin e punës brenda afateve ligjore dhe afateve të kërkuara;

– Të përfaqësojë cështjet përpara gjykatave administrative dhe/ose civile të Republikës së Shqipërisë në Tiranë dhe në rrethe.

Aplikuesit mund të dërgojnë CV e tyre në adresën “info@bendolaë.com”.

Aplikimet janë të hapura deri më datë 22 Maj 2019.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.