Vend Vakant – Asistent Kontabilist/Financier
ASISTENT KONTABILIST/FINANCIER FULL TIME PER “Rokaj & Partners”
Zyra e Avokatisë “Rokaj & Partners” është prezente në tregun shqiptar që prej vitit 2013, me një staf dinamik dhe të specializuar në ofrimin e shërbimeve ligjore, financiare dhe fiskale të një cilësie të lartë. Në kuadër të zhvillimit dhe rritjes së aktivitetit, “Rokaj & Partners” kërkon të punësojë një Asistent Kontabilist/Financier Full Time.
Përshkrim i pozicionit
Detyrat Kryesore:
• Të asistojë në përgatitjen e veprimeve kontabël për portofolin e klientëve tanë;
• Të asistojë në përgatitjen e raporteve të ndryshme të performancës për klientët tanë;
• Të asistojë në përgatitjen e raporteve mujore për autoritetet tatimore (libra shitje dhe blerje, listëpagesa, tatime);
• Të koordinojë dhe të asistojë në veprimet e përditshme financiare të klientëve tanë;
• Të asistojë në përgatitjen e pasqyrave financiare për klientët e portofolit tonë;
Kualifikime
• Diplomë universitare në Financë – Kontabilitet me mesatare mbi 8;
• Njohuri shumë të mira të parimeve të kontabilitetit si edhe standarteve kombëtare të kontabilitetit;
• Njohuri shumë të mira të programeve Excel dhe Word;
• Njohës i gjuhës angleze;
• Aftësi të shkëlqyera në komunikim;
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
• Eksperienca në poziocione të ngjashme është një plus.
Për të aplikuar, dërgoni një CV të detajuar në adresën tonë të e-mailit info@rokajpartners.com, deri më 31 Gusht 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.