ROKAJ & PARTNERS është një zyrë avokatie e themeluar në Tiranë në Janar 2013 e cila ofron këshillim ligjor e financiar të një cilësie të lartë për individë dhe shoqëri në të gjithë fushat e të drejtës civile dhe tregtare. Zyra është e përbërë nga avokatë, asistent avokatë dhe bashkëpunëtorë në fushën financiare.
Nëpërmjet avokatëve tanë me përvojë, i ofrojmë klientëve një shërbim gjithpërfshirës për juridiksionin shqiptar, duke përfshirë: përfaqësim gjyqësor, përfaqësim administrativ, këshillim ligjor, bisedime tregtare, përpilim kontrate dhe opinioni ligjor, ndihmë ligjore dhe administrative. Për t’ju gjendur pranë të gjitha shoqërive tregtare gjatë jetës dhe zhvillimit të aktivitetit të tyre ROKAJ & PARTNERS ofron këshillime fiskale, tatimore e financiare.
Çfarë na dallon nga të tjerët është se ne ofrojmë mundësinë e lidhjeve të reja për klientët tanë, duke i prezantuar ata në një rrjet ekskluziv për zhvillim të ndërsjelltë ku mund të ndërveprojnë dhe të përfitojnë nga kushte dhe afate më favorizues për shkak të njohjes nga zyra e avokatisë. Nën këtë dritë, ne ndërmjetësojmë zgjerimin e aktivitetit të klientit duke i propozuar investime në projekte të reja, lobim në favorin e interesin e tyre pa asnjë detyrim.
Përkushtimi ynë për të përmbushur nevojat e klientëve tanë na ka sjellë të ndihmojmë disa nga shoqëritë lider në tregun shqiptar si dhe investitorë të huaj të njohur në Shqipëri, të cilët veprojnë kryesisht në tregtinë e import-eksportit, në fushën e ndërtimit, energjisë, financës dhe sigurimeve, telekomunikimeve, farmaceutikës, industrisë ushqimore si dhe shoqëri që ofrojnë shërbime të tjera.
Që prej vitit 2016, ROKAJ & PARTNERS bashkëpunon me Grupin e Bankës Botërore në përgatitjen e raportit vjetor “Doing Business” duke ndërtuar një sfond ndërkombëtar. Zyra e Avokatisë është pjesë e “The Lawyer Network” si anëtar ekskluziv për Arbitrazhin në Shqipëri dhe është renditur gjithashtu në “EU Lawyers & solicitors directory” si zyrë avokatie e rekomanduar për juridiksionin shqiptar.
Kultura e zyrës sonë karakterizohet nga fokusi te klienti, respekt i ndërsjelltë, ndërgjegjësim në cilësi dhe zgjidhje inovative. Ne do të mbajmë përgjegjësi për problemet tuaja dhe do të kërkojmë gjetjen e zgjidhjeve per çdo çështje të klientit. Mbetemi të hapur e të ndershëm në të gjitha marrëveshjet tona, duke punuar me pasion e integritet.
Ju garantojmë se jemi të besueshëm për çdo gjë që bëjmë dhe suksesi juaj do të jetë shqetësimi ynë!
Qellimi yne eshte te behemi lider ne treg, te cdo praktike qe ne mbulojme. Nepermjet punes dhe pergjegjeshmerise tone te larte, ne perpiqemi te kuptojme nevojat e klienteve dhe ti mbeshtesim ne sfidat e tyre qe ata perballen ne treg.
ROKAJ & PARTNERS, siguron per klientet keshilla ligjore te nje niveli te larte dhe sherbime cilesore, ne transaksionet e biznesit dhe ceshtjet tregtare ligjore. Ne ofrojme nje game te gjere sherbimesh, per te plotesuar nevojat e klienteve tane si: Ligjin per Shoqerite Tregtare; Privatizimet dhe Koncesionet; Prokurimet; Ceshtjet Gjyqesore; Arbitrazh Kombetar dhe Nderkombetar; Ceshtjet Rregullatore; Konkurenca; Falimentimi; Pronat e Patundshme; Puna; Ristrukturimi dhe Taksa.
Fokusi ndaj klientit, respekti i perbashket, ndergjegjesimi per cilesine, pergjegjeshmeria dhe zgjidhjet inovative, te gjitha keto karakterizojne kulturen e studios tone. Ne do te jemi te hapur dhe te ndershem ne te gjitha marreveshjet tona si dhe do te punojme me integritet.
Keshilltaret financiar te Studio Ligjore Rokaj ofrojne keshilla strategjike financiare, si ne transaksionet e shoqerive vendase gjithashtu dhe ato nderkombetare. Ne saje te eksperiences specifike te stafit tone, ne jemi te perkushtuar per te ndihmuar klientet tane per ceshtjet te ndryshme financiare, duke i’u ofruar zgjidhjet tona inovative.
Ne i plotesojme kerkesat e klienteve tane, si per bizneset vendase gjithashtu dhe per ato nderkombetare, me pergjegjesi dhe integritet. Ne saje te eksperiences dhe profesionalizmit te ekipit tone, ne mund te ofrojme tek ju zgjidhje inovative dhe keshilla te nivelit te larte. Ne do te marrim pergjegjesi per problemet tuaja dhe do te gjejme zgjidhje, per ceshtjet e klienteve tane.