8:00 - 17:00

(+355)692607901

Facebook

Linkedin

Search
 

Ekipi Jonë

ROKAJ > Ekipi Jonë

Iv Rokaj

Dr. Iv Rokaj LL.M, është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (Master i Shkencave në Drejtësi), me Medalje të Artë. Ai është një lektor me përvojë e me një histori të demonstruar të<br /> punës si pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë. Fusha e specialitetit fokusohet në të Drejtën Penale, të Drejtën Ndërkombëtare, Ndihmë Ligjore dhe Kërkime Ligjore.

Arfjona Duka

Arfjona Duka iu bashkua zyrës tonë në Shtator 2020, në pozicionin e Avokates.<br /> Arfjona është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në programin Bachelor në Drejtësi dhe Master Shkencor në të Drejtën Private në Universitetin Europian të Tiranës, në vitin 2014, ku i është akorduar edhe “Çmimi i Presidentit” nga ky Universitet.

Enxhi Drapi

Enxhi Drapi është diplomuar me rezultate të larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ku aktualisht vazhdon studimet e Nivelit të Dytë (Master I Shkenca në Drejtësi në të Drejtën Civile). Është gazetare dhe pjesë e “Unioni I Gazetarëve të Shqipërisë”. Krahas poezisë, në vitin 2020, botoi romanin e saj të parë me titull “Diku ku dielli nuk perëndon”, roman i cili spikati në trevat Shqiptare dhe jo vetëm.

Arbër Toçi

Arbër Toçi është diplomuar në Shkenca juridike në Universitetin “Albanian University”, Tiranë. Ka përfunduar studimet për Master i Shkencave Juridike në të Drejtën Penale me rezultate të larta në Universitetin “Luarasi”. Njohës i mirë i gjuhës Italiane.</p> <p>Arbër iu bashkua studios tonë në pozicionin e Asistent Avokatit.<br />