8:00 - 17:00

(+355)692607901

Facebook

Linkedin

Search
 

Iv Rokaj

ROKAJ > Iv Rokaj

Av Iv Rokaj

Dr. Iv Rokaj LL.M, është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (Master i Shkencave në Drejtësi), me Medalje të Artë. Ai është një lektor me përvojë e me një histori të demonstruar të punës si pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë. Fusha e specialitetit fokusohet në të Drejtën Penale, të Drejtën Ndërkombëtare, Ndihmë Ligjore dhe Kërkime Ligjore.

 

Dr. Iv Rokaj LL.M ka mbrojtur titullin “Doktor Shkencash” pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, si dhe Master (LL.M) në të Drejtën Penale në Universitetin Shtetëror të New York-ut, SHBA.

 

Ai është anëtar themelues i Studios Ligjore “Rokaj & Partners” dhe prej vitit 2012 ushtron profesionin e avokatit.

 

Gjatë viteve ka punuar dhe si anëtar i bordeve të ndryshëm, si Bordi Mbikëqyrës në Regjistrin Detar Shqiptar, Anëtar i Bordit te Këshillit Mbikëqyrës në UKT sha dhe është Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës se Avokatisë, Shqipëri.

 

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është i Licencuar pranë Drejtorisë Shqiptare të Pronësisë Industriale.