16
July
0
Comments
Njoftim Ligjor
Më datë 17.06.2019 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin Nr. 30/2019 “Për disa Ndryshime në Ligjin Nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, të ndryshuar.
Ndryshimet ligjore fokusohen në regjistrimin e ndryshimeve të ortakërisë si dhe aplikimin për regjistrim fillestar të shoqërisë tregtare.
Ligji Nr. 30/2019 parashikon masa administrative për mosrespektim të procedurave të regjistrimit.
Ky ligj është botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 99 më datë 10.07.2019 dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit.